Botë

Borë në Kinë – Vështirësohet trafiku ajror e rrugor

Banorët e Kinës të dielën e kanë nisur ditën nën temperatura të ftohta. Në qytetet veriore ka rënë edhe një sasi e konsiderueshme e borës, temperaturat kanë shkuar në minus gradë Celsius.

Mediat e huaja shkruajnë se si shkak i borës së papritur janë bllokuar dhjetëra autostrada dhe rrugë, duke bërë kështu që disa fluturime dhe lëvizje tokësore të shtyhen.

Autoritetet hidrometeorologjike kanë njoftuar se parashihet që trashësia e borës të shkojë deri në 30 centimetra. I ftohti pritet të rritet, e të kalojë në perëndim e lindje të Kinës.

Reshje ka pasur edhe në Pekin.

{gallery}