Çaushogllu: Armata turke nuk largohet nga Qiproja

Çaushogllu: Armata turke nuk largohet nga Qiproja

04 korrik 2017 22:14

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu deklaroi sot se ushtarët turq do të mbeten në Qipro.

Kjo deklaratë vie, pas kërkesës së Greqisë dhe të Nikozisë, që ushtria turke të largohet krejtësisht nga Qiproja dhe t’i jepet mundësi bashkimit të territorit qipriot.

Çaushogllu theksoi se Turqia nuk do të pranojë marrëveshje paqësore, me të cilën do të kërkohej tërheqje e plotë e armatës turke nga Qiproja, që është kërkesë kyçe e Greqisë dhe pjesës greke të Qipros, raportojnë mediat truke.

Ai theksoi se ata të cilët ëndërrojnë se armata turke duhet të largohet nga Qiproja, do të duhej të zgjohen.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se heqja e së drejtës për intervenim ushtarak në Qipro, nuk është pikë fillestare për Turqinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme