Botë

Tornado në plazhet italiane, një metër breshër në Spanjë

Descriptive Text

Mot i lig me erëra të fuqishme gjatë vikendit por edhe sot ka goditur vende të Evropës dhe prapa ka lënë pamje apokaliptike, derisa fenomenet ndryshonin si me trakë.

Nga Spanja kanë ardhur pamje të pabesueshme, ku, pas motit shumë të lig, nëpër rrugë mbeti breshër deri në një metër lartësi.

Provincën italiane Campangia, sipër Detit Tiren, e goditi tornadoja që mori çdo gjë para vetes dhe ngriti valë shumë të mëdha.

Në Gjermani ka rënë aq shumë shi sa që uji arrti deri në gju e vërshuan shumë bodrume e garazhe.

Shira të shumta kanë rënë edhe Bukuresht, kryeqytet i Rumanisë , në të cilin uji vërshoi të gjitha rrugët.

Kataklizma e goditi edhe Bullgarinë në disa qytete të saj.

Një shtrëngatë tepër e fuqishme e ka goditur sot Greqinë e në disa qytete të saj ka rënë shumë breshër.