Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk do të përfshihet në konfliktin mes Gjirit Arab dhe Katarit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i ka thënë Katarit që të rregullojë marrëdhëniet me vendet e Gjirit Arab, ka deklaruar amabasadaori kinez në OKB, Liu Jieyi.

Kjo deklaratë ka dhënë shenja se OKB nuk do të përfshihet në këtë konflikt.

Ministri i Jashtëm i Katarit, sheiku Mohammad bin Abdulrahman Al-Thani është takuar javën e kaluar me Këshillin e Sigurimit për të diskutuar rreth ndërprerjes së marrëdhënieve me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Egjiptin.

“Gjithçka që këto vende do të bëjnë për rregullimin e marrëdhënieve, do të ishte e mirëseardhur për Kinën”, ka thënë Liu.

Arabia Saudite dhe aletaët e saj, më 5 qershor i kanë shkëptur marrëdhëniet me Katarin.

Më vonë këto vende i kanë prezantuar Katarit një listë prej 13 kërkesash.

Në mesin e kërkesave, nga Katari kërkohet që t’i jap fund mbështetjes ndaj Vllazërise Myslimane, mbylljen e Al-Jazeera, uljen e nivelit të bashkëpunimit me Iranin dhe mbylljen e një baze ushtarake turke.

Mohammad ka thënë se kërkesat “janë krijuar për tu refuzuar” dhe avokatët e Katarit i kanë konsideruar ato si “ fyerje ndaj të drejtës ndërkombëtare”.