Botë

Britani: Tri spitale nuk janë të sigurta nga zjarri

Tri spitale nuk kanë kaluar testet e sigurisë në rast të shpërthimit të zjarrit, njoftoi sot Shërbimi për shëndetësi nacional i Britanisë së Madhe.

Këto institucione janë Spitali universitar i Mbretërisë në Londër, spitali i fëmijëve Sheffield dhe North Middlesex trust, transmeton BBC.