Botë

Shpërthim në një fabrikë të rrobave në Bangladesh, 10 të vdekur

10 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë të rrobave në Bangladesh, ndërsa dhjetëra tjerë kanë mbetur të lënduar.

Fabrika ka qenë tre-katëshe dhe është dëmtuar pjesërisht, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Zyrtarët dhe zjarrfikësit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë raportuar se ka edhe persona të zhdukur, për të cilët ende janë në kërkim.

Fabrika Multifabs ka klientë edhe në Evropë, dhe ka nisur punën në vitin 1992 ku ka arritur 70 milionë dollarë në eksport gjatë vitit 2016.