Botë

2 të vdekur e 4 të lënduar nga sulmi në një qendër tregtare në Idaho

Një i dyshuar është vënë në mbajtje, pasi dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë lënduar, mes tyre edhe një polic, nga të shtënat në një qendër tregtare në Boise të Idahos.

Autoritetet e rendit kanë njoftuar se policia ka nisur që të shkëmbejë zjarr me të dyshuarin e sulmit.

Policia nuk ka shpalosur informata të tjera lidhur me rastin, porse ka bërë të ditur se i ka informuar familjarët e personave të përfshirë në sulm.

Dhjetëra persona janë intervistuar në hyrje të qendrës tregtare “Macy’s”, njëra prej pesë më të mëdhave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka një zinxhir prej 153 dyqanesh.

Pas të shtënave, policia ka udhëzuar qytetarëve që të shmangin rajonin.