Botë

Me gaz lotsjellës shpërndahet turma në kufirin afgano-pakistanez

Qindra persona, shumica shtetas afganë, kanë vazhduar të protestojnë edhe të dielën kundër mbylljes së pikës kufitare ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit në Qaman. Forcat e sigurisë kanë përdorur gazin lotsjellës derisa janë përleshur me afganët që prisnin të hynin në Afganistan nga Pakistani.

Afganët janë kundërpërgjigjur me hedhje gurësh. Pika kryesore kufitare është mbyllur nga talebanët nga 5 nëntori. Ministri i Jashtëm i Pakistanit ka thënë se vendi i tij do të mbajë hapur kufirin me shtetin fqinj në duar të talebanëve, me qëllim që të vazhdohet me këmbimin tregtar ndërmjet dy shteteve fqinje.

Pakistani ka bërë të ditur se ka ndarë 280 milionë dollarë amerikanë ndihmë për Afganistanin që po përballet me krizë të madhe humanitare pas marrjes së kontrollit nga talebanët.