Botë

Njihuni me armët që përdoren në filma – detaje nga vrasja e fundit në sheshin e xhirimit

Descriptive Text

Në një shesh xhirimi, një person ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar në New Mexico të SHBA-së. Aktori i njohur amerikan, Alec Baldwin, ka qëlluar për vdekje drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins, me një armë filmash. Autoritetet ende nuk e kanë të qartë se si erdhi deri tek rasti tragjik.

Por çka është arma e filmave?

Arma filmike përdorët për t’u dukur sa më real gjatë gjuajtjes me armë. Plumbat e saj janë të modifikuar, në mënyrë që të lëshojnë zhurmë dhe tym, por pa plumbin brenda. Kur tërhiqet këmbëza, ajo lëshon zhurmën përkatëse por pa dalë gjë nga tyta. Në vend të predhës metalike është hapësirë e mbushur me pambuk apo letër.

Ka lloje të ndryshme të armës filmike, nisur nga pistoletat, shotgunet, kallashnikovët, e të tjera.

A kanë ndodhur edhe në të kaluarën incidente të tilla?

Po. Një nga rastet më të njohura është vrasja e Brandon Lees, djali i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, i cili kishte vdekur në moshën 28-vjeçare në 1993-m gjatë xhirimit të filmit “The Crow”.