Botë

India arrin shifrën e një miliard vaksinave anti-COVID

Descriptive Text

India ka administruar një miliard doza të vaksinës anti-COVID, vetëm pak muaj pas valës së dytë të infeksionit e cila mbyti mijëra njerëz përreth vendit.

Derisa India ka festuar kalimin e një miliard vaksinave të martën, disa ekspertë kanë paralajmëruar që rreziku nga pandemia nuk ka kaluar, në një vend me 1.3 miliardë persona, miliona njerëz ende presin për të marrë një dozë vaksine.

India ka vaksinuar komplet 30 për qind të popullsisë së rritur, ndërkaq me një dozë janë 74 për qind e popullsisë. Këto statistika nuk përfshijnë fëmijët nën moshën 18 vjeçare të cilët përbëjnë 41 për qind të popullsisë.

Edhe pse India nxiton të vaksinojë të gjithë personat e rritur, vendi është i hapur dhe po eksporton miliona doza të vaksinës. Të premten, turistët e parë të huaj mbërritën nëvend pas 18 muajsh pauze.

Ekspertët frikësohen se me mundësinë e udhëtimit, variante të reja mund të vijnë në vend dhe të sjellin valën e tretë të infeksionit, duke lënë personat e pavaksinuar dhe fëmijët në rrezik.