Botë

Nikolas Cruz pranon fajësinë për masakrën që kreu në një shkollë në Florida

Nikolas Cruz ka pranuar të mërkurën fajësinë për vrasjet e kryera në një shkollë të mesme, në Parkland të Floridas, 4 vjet më parë.

Si pasojë e gjuajtjes me armë, Cruzi atë kohë, duke qenë vetëm 19 vjeç kishte lënë të vdekur 17 persona.

Cruzi tani 23 vjeç, e ka pranuar fajësinë gjatë seancës dëgjimore, në të cilën ishin të pranishëm edhe një numër i madh i familjarëve të viktimave.

Ai paraprakisht u është përgjigjur disa pyetjeve të gjyqtares së qarkut, Elizabeth Scherer. Ndaj Cruzit janë ngritur akuza për vrasje të shkallës së parë, për vrasje të plotë 17 personave, në mesin e të cilëve 14 nxënës dhe 3 punonjës të shkollës, më 14 shkurt të vitit 2018.

Ndërkohë, në një seancë tjetër pritet të vendoset nëse Cruzi do të pranojë dënim me vdekje, apo dënim me burgim të përjetshëm.