Botë

Gjashtë të vdekur në protestat në Bejrut, e premtja ditë zie

Libani e ka shpallur të premten ditë zie pas vdekjes së gjashtë personave dhe dhjetërave të plagosurve në protestat në Bejrut. Të shtënat me armë shpërthyen gjatë një proteste, mes përkrahësve të Hezbollahut dhe atyre të lëvizjes Amal, që kërkonin largimin e gjykatës Tarek Bitar.

Banorët e zonës ku po zhvillohej protesta u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Tensionet janë rritur rreth hetimit për shpërthimin në portë, pasi Hezbollahu akuzon gjykatësin se në mënyrë të padrejtë ka veçuar ish-ministrat e qeverisë.

Ajo që nisi si protestë kundër gjykatësit Bitar jashtë Pallatit të Drejtësisë, me marshime e thirrje, eskaloi dukshëm.

Pati të shtëna me armë e përleshje në rrugë. Pati edhe shpërthime ndërsa ushtria libaneze ka marrë pozicionin dhe ka tentuar të zbulonte se nga po vinin të shtënat.