Botë

Mbi 160 emigrantë arrijnë në Lampedusa të Italisë

Mbi 160 emigrantë kanë arritur në portin italian të Lampedusas me pesë anije të ndryshme. Zyrtarët italianë të mërkurën kanë bërë të ditur se të gjithë emigrantët kanë lundruar nga Tunizia.

Ishulli i vogël italian ndodhet vetëm 144 kilometra larg nga shteti afrikan.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Itali, 48 mijë e 546 emigrantë kanë arritur në shtetin italian deri më 12 tetor të vitit 2021, krahasuar me 25 mijë e 812 sa ishin në të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të shkuar. Të dhënat e siguruara nga UNHCR-ja tregojnë se 85 mijë emigrantë kanë arritur në Evropë nëpërmjet detit gjatë vitin 2021. 1 mijë e 274 prej tyre kanë vdekur apo konsiderohen të pagjetur, gjatë përpjekjes për të kaluar nëpër shtigjet e rrezikshme detare.