Botë

Kush e vrau “Che Guevaran e Afrikës”

Tridhjetë e katër vjet pas vrasjes së komandantit afrikan, Thomas Sankaras, i njohur si “Che Guevara i Afrikës”, 14 persona do të dalin para gjyqit.

Sankara, ish-president i Burkina Fasos, u qëllua për vdekje në moshën 37-vjeçare nga ushtarët gjatë një grusht-shteti më 15 tetor 1987. Atë e zëvendësoi miku i ngushtë, Blaise Compaore. Ky i fundit është në mesin e 14 të akuzuarve, por që aktualisht ndodhet në mërgim në Bregun e Fildishtë, ku iku para dha dorëheqje pas trazirave të 2014-s. Përfshirjen e tij në vrasjen e Sankaras, Compaore e ka mohuar kategorikisht duke bojkotuar gjyqin.

Ani pse kanë kaluar shumë vite, ish-presidenti mbetet ikonë në tërë Afrikën. Stoli me fytyrën e tij në tërë vendin, sidomos në Burkina Fasos, nuk lënë popullatën ta harrojë atë.

“Për ne, Sankara ishte një patriot. Ai e donte popullin dhe vendin e tij. E donte Afrikën. Ai dha jetën për ne”, ka thënë Luc Damiba, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Përkujtimor.

Vendasit thonë se “Che Guevara afrikan” udhëhoqi një mënyrë jetese të rreptë, duke ulur pagën e tij dhe të gjithë punonjësve publikë. Gjatë udhëheqjes së tij, në Burkina Faso arsimi ishte prioritet, duke bërë kështu që shkalla e shkrim-leximit të rritej për 13 për qind, ndërsa 73 për qind në 1987-n.

Mirëpo, proceset gjyqësore për rastin e tij kanë zgjatur shumë, dhe për këtë lënë fajtor presidentin aktual.

"Ne kemi pritur një kohë të gjatë, gjatë 27 viteve të regjimit të Blaise Compaore. Nën sundimin e tij ne as nuk mund të ëndërronim për mundësinë e një gjyqi", ka thënë vëllai i tij, Paul Sankara.