Botë

Shpërthim pranë një xhamie në Kabul, të paktën dy të vdekur

Një shpërthim jashtë një xhamie në kryeqytetin afgan ka lënë të paktën dy persona të vdekur e tre të lënduar. Autoritetet njoftojnë se shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së xhamisë Eid Gah në Kabul, ku po mbahej një shërbim përkujtimor për nënën e zëdhënësit të talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Luftëtarët talebanë nuk u dëmtuan në sulm, ka thënë zëdhënësi i tyre Bilal Karimi. Viktimat e këtij sulmi thuhet se ishin civilë, derisa po vazhdon hetimi.

“Kam dëgjuar zhurmën e një shpërthimi pranë xhamisë Eid Gah, e përcjellur nga të shtëna me armë”, ka thënë një dëshmitar i rastit.

Ende askush s’ka marrë përgjegjësi për sulmin.