Botë

ADN-ja e ish-oficerit francez i jep fund misterit 35-vjeçar të krimeve që tronditën Parisin

Descriptive Text

Për dekada me radhë, krimet e një vrasësi serik famëkeq kanë hutuar edhe skuadrën anti-krim në Paris.

Mirëpo së fundmi, një ish-oficer i policisë ushtarake e ka pranuar para vdekjes së tij, se është vrasësi i njohur si “Le Grêlé.

I emëruar lokalisht si François Vérove, ADN-ja e tij tregon për lidhje me disa raste të krimit, të cilat i atribuoheshin, vrasësit të ashtuquajtur Le Grêlé.

Vrasjet dhe dhunimet e tij kanë shokuar kryeqytetin francez mes viteve 1986 dhe 1994, mirëpo deri tani ato nuk ishin zgjidhur.

Një vajzë 8-vjeçare e cila është e njohur si viktima e tij e parë, ishte parë në një ashensor të ndërtesës ku jetonte, më 8 prill të vitit 1986, me një njëri i cili e kishte paraqitur vetën si oficer policie. Ai më pas e kishte marrë vajzën e kishte dërguar në bodrumin e ndërtesës, e kishte dhunuar dhe kishte provuar ta mbyste. Vajza e quajtur Sarah, kishte humbur vetëdijen, mirëpo nuk kishte vdekur.

Një muaj më vonë, një 11-vjeçare e quajtur Cecile, ishte dhunuar dhe vrarë në bodrumin e ndërtesës ku jetonte në Paris. Vëllai i saj e kishte paraqitur rastin por policia nuk kishte asnjë drejtim, kështu që hetimi u mbyll në vitin 1992. Në 1996, një gjyqtar i ri e rihapi çështjen dhe urdhëroi një analizë gjenetike të provave, gjë që bëri të mundur marrjen e ADN -së së të dyshuarit.

I njëjti profil gjenetik u gjet në disa raste të tjera: vrasja e një gjermane 21-vjeçare në 1987, dhe punëdhënësit të saj. Përdhunimi i një vajze 14-vjeçare në 1987 në Paris. Rrëmbimi dhe përdhunimi i një vajze 11-vjeçare në një pyll në Mitry, në periferitë lindore të Parisit, në 1994. Dhe vrasja e një gruaje 19-vjeçare në 1994 në një pyll tjetër.

Hetuesit kërkuan në të gjitha drejtimet gjatë viteve, por nuk e gjetën autorin.

Francois V atë kohë kishte punuar si xhandar dhe oficer policie, dhe si këshilltar i qytetit në Prades-le-Lez në Francën jugore.

“Nuk do të arrijmë t’i mësojmë kurrë të gjitha krimet që Le Grêlé ka kryer", ka thënë Didier Saban, avokat i familjeve të viktimave. Ai ka deklaruar se padyshim se ka më shumë krime që ish-oficeri ka kryer, mirëpo siç ka thënë, vdekja e tij i ka lënë shumë familje pa përgjigje.

Trupi i pajetë i vrasësit serik është gjetur në një apartament që ai e kishte marrë me qira, bashkë me një letër që e kishte shkruar para se të bënte vetëvrasje. Siç bëhet e ditur, vdekja e tij ka ardhur si pasojë e mbidozës së ilaçeve.

Përmbajtja e letrës që ai ka lënë nuk është konfirmuar, mirëpo zyrtarë francezë kanë thënë se ai e ka pranuar se ka kryer vrasje, por pa dhënë detaje të viktimave apo të rrethanave.