Botë

Koreja Jugore zotohet t’u përgjigjet vendosmërisht kërcënimeve të Veriut

Descriptive Text

Gjatë ceremonisë në Ditën e Forcave të Armatosura, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka thënë se do të zmbrapsë vendosmërisht çdo kërcënim për jetën e popullit të tij dhe se do të angazhohet për paqe më jetëgjatë.

Mirëpo, në fjalimin e tij, presidenti koreanojugor nuk ka përmendur testet e fundit raketore të Koresë së Veriut për të shmangur tensionet në bisedimet me shtetin fqinj.

Moon ka bërë thirrje për një deklaratë për fundin e luftës në Gadishullin Korean në kohën kur shteti verior ka përkeqësuar marrëdhëniet.

Në të njëjtën ditë me ceremoninë e Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut, Koreja Veriore ka konfirmuar testimin e raketave kundërajrore.

Shteti diktatorial ka testuar raketat e reja në kuadër të fazës së katërt të testimeve që i ka mbajtur në javët e fundit.

Në shtator, Veriu ka nisur testimin e raketave për herë të parë pas gjashtë muajsh, por në të njëjtën kohë ka kërkuar bisedime me Seulin.