Botë

Kryeministri i ardhshëm i Japonisë me rritje të rrogave synon të rrisë ekonominë

Descriptive Text

Fumio Kishida, njeriu që pritet të shpejti të bëhet kryeministër i Japonisë, beson se rritja e të hyrave është mënyra e vetme për të rritur përsëri ekonominë e tretë më të madhe në botë.

Kishida ka thënë se dëshiron të promovojë një “kapitalizëm të ri” që do të ishte më i barabartë, me shpërndarje më të drejtë të pasurisë kombëtare – që është e vetmja mënyrë për t’i bërë familjet kursimtare në Japoni që të shpenzojnë më tepër.

“Nëse frytet e rritjes nuk shpërndahen siç duhet, atëherë një “cikël i virtytshëm i rritjes dhe shpërndarjes nuk mund të realizohet”, ka thënë Kishida, pasi u zgjodh me shumicë absolute si lider i Partisë Liberale Demokratike, që është në udhëeqje të shtetit. “Dua të marr masa ekonomike për të rritur të ardhurat e shumë prej jush”.