Botë

Vdekja e gjashtë diplomatëve rusë ngjall teoritë e konspiracionit

Kur ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara vdiq papritmas javën e kaluar në qytetin njujorkez, ai u bë diplomati i gjashtë rusë që vdiq papritmas prej nëntorit, duke ngjallur teoritë e konspiracionit në mesin e njerëzve të ndryshëm nëpër rrjete e forume sociale në internet.

Vitaly Churkin, 64 vjeç, ishte çuar urgjentisht prej zyrës në spital më 20 shkurt, derisa po shërbente në Kombet e Bashkuara. Pa kurrfarë paralajmërimi, atij iu shfaqën telashe serioze shëndetësore, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e “Independent”.

Kompania e medieve “Axios” thekson se nuk është vetëm vdekja e Churkinit që nuk i është dhënë përgjigje bindëse, por ka edhe një mori vdekjesh të tjera të stafit të lartë diplomatik rus. Më 27 janar ka vdekur papritmas ambasadori rus në Indi, konsulli rus në Athinë më 9 janar dhe një diplomat rus, në ditën e zgjedhjeve presidenciale amerikane në New York.

Tri vdekjet thuhet zyrtarisht se janë shkaktuar prej “sulmeve në zemër” ose si rezultat i sëmundjeve që ua kanë marrë shpejt e shpejt shpirtin diplomatëve rusë.

Dy diplomatë të tjerë kanë vdekur gjatë së njëjtës periudhë në rrethana pak më të dhunshme: Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, i cili ishte vrarë në Ankara gjatë një ekspozite fotografish më 19 dhjetor, dhe në të njëjtën ditë vdiq edhe Petr Polshikov, i cili ishte qëlluar për vdekje në banesën e tij në Moskë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.