Botë

Pas bisedës Macron-Biden, Franca zotohet ta kthejë ambasadorin në SHBA

Në telefonatën e së mërkurës dy shefat e shteteve “kanë vendosur që ta hapin procesin e konsultimeve të hollësishme, me qëllim të krijimit të kushteve që e garantojnë besimin e ndërsjellë”, kanë njoftuar pallati presidencial francez Elysse dhe Shtëpia e Bardhë, në një njoftim të përbashkët. Macron dhe Biden do të takohen në fund të muajit tetor në Evropë, është specifikuar në njoftim

Franca do ta rikthejë ambasadorin e saj në Washington javën e ardhshme, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai amerikan, Joe Biden, janë dakorduar gjatë një bisede telefonike për t’u takuar gjatë muajit të ardhshëm rreth përplasjes lidhur me nëndetëset që i tensionuan marrëdhëniet midis aleatëve të kahershëm.

Në një veprim të pashembullt Franca ka tërhequr ambasadorin e saj pasi që SHBA-ja, AustrNë telefonatën e së mërkurës dy shefat e shteteve “kanë vendosur që ta hapin procesin e konsultimeve të hollësishme, me qëllim të krijimit të kushteve që e garantojnë besimin e ndërsjellë”, kanë njoftuar pallati presidencial francez Elysse dhe Shtëpia e Bardhë, në një njoftim të përbashkët. Macron dhe Biden do të takohen në fund të muajit tetor në Evropë, është specifikuar në njoftimalia dhe Britania e Madhe e shpalosën arritjen e një marrëveshjeje të re të mbrojtjes në Indo-Paqësor javën e shkuar. Si pjesë e paktit, Australia do ta anulojë kontratën disa miliarda dollarësh për të blerë nëndetëse franceze dhe do të sigurojë në vend të tyre mjetet amerikane me energji bërthamore.

Në telefonatën e së mërkurës dy shefat e shteteve “kanë vendosur që ta hapin procesin e konsultimeve të hollësishme, me qëllim të krijimit të kushteve që e garantojnë besimin e ndërsjellë”, kanë njoftuar pallati presidencial francez Elysse dhe Shtëpia e Bardhë, në një njoftim të përbashkët. Macron dhe Biden do të takohen në fund të muajit tetor në Evropë, është specifikuar në njoftim.

Ambasadori francez do “të ketë punë intensive me zyrtarët e lartë amerikanë”, pas kthimit të tij në SHBA, është bërë e ditur në njoftim.

“Biden dhe Macron janë pajtuar se situata do të përfitonte nga konsultimet e hapura midis aleatëve lidhur me çështjet e interesit strategjik për Francën dhe partnerët tanë evropianë”, thuhet në njoftim. “Bideni ka përsëritur qëndrimin e tij për rëndësinë strategjike të Francës dhe angazhimin evropian në rajonin Indo-Paqësor”.

Bashkimi Evropian ka shpalosur javën e shkuar një strategji të re për fuqizimin e lidhjeve ekonomike, politike dhe të mbrojtjes në rajonin e gjerë që shtrihet nga India dhe Kina deri në Japoni e Azi Juglindore drejt Zelandës së Re deri në Paqësor.

“SHBA-ja ka pranuar gjithashtu rëndësinë e një mbrojtjeje më të fuqishme dhe më të gjerë evropiane, e cila i kontribuon pozitivisht sigurisë transatlantike dhe globale dhe që është në përputhshmëri me NATO-n”, thuhet në njoftim.

Nuk është marrë ndërkaq asnjë vendim lidhur me ambasadorin francez në Australi, i cili gjithashtu ishte tërhequr nga posti javën e shkuar, ka bërë të ditur pallati i Elyseesë, duke shtuar se deri më tani nuk është përcaktuar ndonjë bisedë telefonike me kryeministrin australian, Scott Morrison.

Gjatë të mërkurës zyra e Macronit ka njoftuar se presidenti pret “qartësime dhe zotime të qarta” nga Bideni, i cili e kishte kërkuar telefonatën.

Zyrtarët francezë e kanë cilësuar si “krizë të besimit” njoftimin e javës së shkuar për paktin e njohur si AUKUS, për të cilin Macroni ishte informuar vetëm pak orë para njoftimit zyrtar. Veprimi ka nxitur zemërim në Paris, ndërkaq ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian, e kishte cilësuar veprimin si “thikë pas shpine”.

“Parisi tani kërkon veprime e jo fjalë boshe”, ka bërë të ditur zyra e Macronit.

Partnerët e Francës në BE janë dakorduar të martën që ta vënë çështjen në krye të agjendës politike të bllokut, përfshirë edhe në samitin e BE-së të muajit të ardhshëm.

Pas telefonatës Macron-Biden, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar në New York me shefin për politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në kuadër të përpjekjeve të administratës për të riparuar dëmin e shkaktuar nga ujdia në marrëdhëniet më të gjera BE-SHBA.

Marrëveshja është cilësuar gjerësisht si pjesë e përpjekjeve amerikane për sfidimin e Kinës përherë e më agresive në rajonin Indo-Paqësor.