Botë

Shtëpia e El Chapos fitohet në lotari

Qeveria meksikane hodhi në lotarinë kombëtare shtëpinë e përdorur nga ish-mbreti i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Në hedhjen e lotarisë të mbajtur në Mexico City, u shitën gjithsej 22 prona, shumë prej të cilave i përkisnin krimit të organizuar.

Numri i biletës 1.438.619 fitoi shtëpinë e sigurt të Guzman në Culiacan, rreth 1 200 kilometra në verilindje të Mexico City.

Shtëpia, e cila kishte një tunel shpëtimi të fshehur nën një vaskë, luajti një rol kyç në një operacion të dështuar për të arrestuar udhëheqësin e kartelit ”Sinaloa” më 17 shkurt 2014.

Guzman përfundimisht u kap pesë ditë më vonë. 

Lotaria u organizua nga qeveria e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, i cili ishte përpjekur disa herë të nxirrte në ankand pronën prej 261 metra katrore.

El Chapo, i cili aktualisht është 64 vjeç dhe po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA ishte i famshëm për arratisjet e tij. Ai u arratis nga burgjet e sigurisë së lartë dy herë. /Atsh