Qindra zogj që migronin përmes New Yorkut këtë javë kanë ngordhur për shkak se janë përplasur me kullat e qelqit të qytetit.
Këtë javë numri i ngordhjeve ishte i lartë, por përplasja e zogjve në qiellgërvishtësit e Manhattanit janë një problem prej kohësh që vullnetarët “New York City Audubon” kanë dokumentuar prej vitesh.
Moti i ligë të hënën në mbrëmje kontribuoi në ngordhjet, ka thënë drejtuesja e grupit, Kaitlyn Parkins, raporton AP.
“Kishim stuhi të madhe dhe mot të çuditshëm dhe shumë zogj, ky është një kombinim perfekt që mund të çojë në përplasjen e zogjve me dritaret”, tha ajo.
Melissa Breyer, vullnetare, gjeti afër 300 zogj skaj rrugëve rreth kullave të Qendrës Botërore Tregtare.
NYC Audubon kërkon që pronarët e kullave dhe ndërtesave të tjera të ndihmojnë në uljen e numrit të ngordhjes së zogjve, duke ulur dritat natën për t’i bërë dritaret më të dukshme për zogjtë.
-
17 shtator 2021 00:07
-
Shpërndaje në: