Botë

COVID-19, Portugalia ka vaksinuar plotësisht 80 për qind të popullatës

Portugalia ka vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, 80 për qind të popullatës, siç është njoftuar nga të dhënat e shtetit, raporton agjencia Reuters.

Me këtë Portugalia është bërë një nga shtetet me përqindjen më të lartë të vaksinuarve, ndërsa gradualisht ka filluar të zbusë masat e vendosura për të luftuar pandeminë.

Në Portugali janë duke u regjistruar mbi 1200 raste të reja me koronavirus.