Botë

Talebanët mohojnë vrasjen e njërës prej figurave kryesore të lëvizjes

Talebanët kanë mohuar të martën se njëri nga udhëheqësit kryesorë të tyre është vrarë në një shkëmbim zjarri me rivalët, pas shtimit të pretendimeve për ndarje brenda lëvizjes pothuajse një muaj që nga marrja e kontrollit mbi Afganistanin.

Sulail Shaheen, zëdhënës i talebanëve, ka thënë se Mullahu Abdul Ghani Baradar, ish-kreu i zyrës politike të talebanëve që javën e kaluar ishte emëruar zëvendëskryeministër, ka publikuar një audio-mesazh duke i hedhur poshtë pretendimet se është vrarë apo plagosur në një përleshje.

Talebanët gjithashtu kanë publikuar një videoxhirim që supozohet se e shpërfaqë Baradarin gjatë takimeve në qytetin jugor të Kandaharit.

Mohimi pason ditët e përshkuara me thashetheme se mbështetësit e Baradarit janë përleshur me ata të Sirajudin Haqanit, shef i rrjetit Haqani me seli afër kufirit me Pakistanit dhe që fajësohet për disa nga sulmet më të rënda vetëvrasëse gjatë luftës.