Botë

Putin hyn në vetizolim pasi disa bashkëpunëtorë infektohen me koronavirus

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hyrë në vetizolim shkaku i disa rasteve të infektimit me koronavirus mes njerëzve të qarkut të tij të ngushtë. Kremlini ka njoftuar se ai i është nënshtruar testit për COVID-19 dhe ka rezultuar negativ.

Putini është vaksinuar me kurën ruse “Sputnik 5” dhe dozën e dytë e kishte marrë në prill. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se Putini është mirë me shëndet porse ka hyrë në vetizolim pasi që ishte në kontakt me një person të prekur nga virusi.

Nuk është specifikuar ndërkaq se deri kur do të mbetet ai në izolim. Gjatë së hënës, presidenti rus ka pasur disa takime zyrtare, përfshirë dhe atletët paralimpikë të vendit, si dhe me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Ndërkaq shkaku i izolimit e ka anuluar vizitën e planifikuar në Taxhikistan.