Botë

Talebanët i lejojnë vajzat të shkollohen ndaras djemve

Descriptive Text

Gratë në Afganistan mund të vazhdojnë ndjekjen e studimeve universitare, por klasat do të jenë të ndara për të dyja gjinitë dhe do të respektohet kodi islamik i veshjes.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Qeverinë e re talebane në Afganistan. Abdul Baki Hakani ka prezantuar politikat e reja arsimore, disa ditë pasi talebanët kanë krijuar qeverinë e re, ku nuk është emëruar asnjë grua.

Bota ka përcjellë për së afërmi nëse talebanët do të vepronin ndryshe prej herës së fundit kur ishin në pushtet në fund të viteve nëntëdhjetë. Atëherë, vajzave dhe grave iu ishte ndaluar shkollimi, dhe ishin përjashtuar nga jeta publike.