Botë

Rekord i të hospitalizuarve nga COVID-19 në Britani të Madhe

Descriptive Text

Më shumë se 8,000 njerëz janë duke u mjekuar për COVID-19 në spitalet e Britanisë së Madhe. Kjo është shifra më e lartë e të hospitalizuarve në afërsisht gjashtë muajt e fundit.

Numri i lartë i personave që po marrin mjekim nëpër spitale ka ngritur shqetësimet se virusi mund të shkaktojë numër të lartë të vdekjeve në Britani të Madhe.

Në vendet si Britania e Madhe ku numri i të vaksinuarve është i lartë, parashihet se duhet të ketë më pak të sëmurë që kanë nevojë për trajtim mjekësor, edhe nëse numrat e të infektuarve janë të lartë. Mirëpo, të dhënat e fundit tregojnë për numrin më të lartë të të shtrirëve nëpër spitale, që nga 10 marsi i këtij viti.

Numri prej 8,085 të të hospitalizuarve në këtë shtet, shfaq rritje prej 6% në krahasim me një javë më parë.