Botë

Abazoviq udhëhoqi aksionin e arritjes me helikopterë në Cetinë të mitropolitit Joanikije

Mediumet nga Mali i Zi, thonë se zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq udhëhoqi operacionin për të sjellë në Cetinë nga Podgorica me helikopter ushtarak mitropolitin Joanikije dhe patriarkun Porfirije.

Mitropoliti Joanikije u shugurua të dielën në Cetinë, përkundër protestave. Ai nuk arriti të vinte nëpërmjet rrugëve tokësore në Cetinë pasi mijëra protestues për dy ditë rresht bllokuan rrugët.

Helikopteri u ul në një livadh afër manastrit, ku më pas Joanikije u shugurua në fron të Shën Pjetrit, raporton “Vijesti”.

Në të vërtetë siç raportojnë mediumet malazeze, nga burime jozyrtare të Qeverisë, u tha se helikopteri ushtarak u përdor sepse është më modern dhe më i shpejtë e i sigurt.

Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarëat e Njësisë Anti-Terror të Policisë (PTJ). Ata mbronin Joanikijen dhe Porfirien derisa u futën në manastir.

Sipas mediave në Mal të Zi, Dritan Abazoviqi, që është koordinator i Shërbimeve të Sigurisë, këshilltari i tij në Ministri të Brendshme, Sergej Sekuloviq, dhe drejtori i Administratës së Policisë, Zoran Bërgjanin, nga zyra e zëvendëspresidentit, kanë drejtuar aksionin.