Botë

Talebanët akuzohen për vrasjen e një policeje shtatzënë

Militantët talebanë në Afganistan kanë qëlluar për vdekje një police shtatzëne në një qytezë.

Gruaja e quajtur Banu Negar është vrarë në prani të fëmijëve dhe burrit të saj në Firozkoh, kryeqytet i Ghorit.

Vrasja ka ardhur pas rritjes së raporteve për eskalim të gjendjes ndaj grave në Afganistan.

Talebanët i kanë thënë BBC-së që nuk janë të përfshirë në vdekjen e Negarit dhe janë duke e hetuar rastin.

Zëdhënësi Zaibullah Mujaheed ka thënë se “Ne jemi të njoftuar për incidentin dhe kam konfirmuar se talebanët nuk e kanë vrarë, hetimet tona po vazhdojn”.