Botë

Austria kundër “valës së re të refugjatëve”

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë të shtunën se çdo valë refugjatësh nga Afganistani duhet të menaxhohet nga shtetet fqinje.

Në një vizitë në Beograd, Kurz ka thënë se nuk duhet të ndodhë valë e re e refugjatëve në Evropë.

Për këtë arsye, kancelari austriak ka thënë se është në kontakt me të gjitha shtetet e rajonit.

Ndërkaq, Serbia ka akomoduar 150 gra dhe vajza afgane. Mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia kalojnë në Serbi dhe nëpër Ballkan, që njihet si rrugë transite drejt Evropës Perëndimore.

Kancelari austriak për një kohë të gjatë ka qenë i ashpër në çështjet e refugjatëve.

Së fundmi ka thënë se Austria nuk mund të pranojë refugjatë nga Afganistani, sepse ka pranuar një numër të madh të refugjatëve që prej vitit 2015.

Llogaritet se një milion njerëz nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, kanë hyrë në Evropë.