Botë

Të paktën 29 të vdekur në aksidentin me autobus në Peru

Në orët e para të mëngjesit, në Peru ka ndodhur një aksident tragjik, ku kanë humbur jetën të paktën 29 persona, ndërkohë shumë të tjerë janë lënduar kur një autobus doli nga rruga dhe u rrëzua për dhjetëra metra para se të përfundote në lum, njoftoi Policia Kombëtare e Perusë, njofton Reuters.

Aksidenti ndodhi para agimit, rreth orës 4:00 në kilometrin e 72-të të autostradës qendrore që lidh kryeqytetin Lima me qytetin Huanuco, pasi shoferi i autobusit humbi kontrollin dhe u përplas në një kodër, para se të binte rreth 100 metra në brigjet e lumit Rimac. Policia tha se po heton shkaqet e aksidentit.

Sipas Mbikëqyrjes së Transportit Tokësor për Pasagjerët, autobusi “po lëvizte me shpejtësi të tepërt".

Autoritetet bllokuan trafikun për vetura për të nxjerrë të plagosurit dhe të vdekurit.