Që nga mesi i gushtit situata në Afganistan ka ndryshuar, pasi talebanët morën pushtetin. Me mijëra njerëz kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pasi kanë frikë së çfarë do të ndodhë më pas.
Talebanët kanë rikthyer terrorin, ndërsa nuk kanë munguar ekzekutimet, ndonëse kanë premtuar se nuk do të preken civilët.
Gazetarja e BBC, Yalda Hakim, ka publikuar një video në një studio televizive në Kabul, ku pamjet duken dramatike.
Luftëtarët talebanë të armatosur rëndë qëndrojnë në këmbë dhe shikojnë drejtuesin të mos thotë ndonjë gjë të gabuar. Prezantuesi flet për rënien e qeverisë Ghani dhe thotë se populli afgan nuk duhet të ketë frikë.
Afghanistan TV - surreal
— Yalda Hakim (@BBCYaldaHakim) August 29, 2021
This is what a political debate now looks like on Afghan TV, Taliban foot soldiers watching over the host. The presenter talks about the collapse of the Ghani govt & says the Islamic Emirate says the Afghan people should not to be afraid #Afghanistan pic.twitter.com/oEverVgLOE
-
30 gusht 2021 13:05
-
Shpërndaje në: