Botë

Brazili do të fillojë nga shtatori të japë dozën e tretë të vaksinës

Brazili do të nisë të jap dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në shtator.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit kanë thënë për mediat e huaja, se doza e tretë do të jepet për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta.

Ky shtet po ashtu është i shqetësuar me siç thuhet, nivelin e ulët të vaksinimit, ndërkohë që vendi është duke regjistruar vdekje si pasojë e virusit, më shumë se çdo shtet tjetër në botë, përveç SHBA-së.

Vetëm 26% e popullatës braziliane është vaksinuar me të dy dozat, sipas të dhënave të Our World In Data.