Botë

36 të vdekur e 1,037 raste pozitive me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia e Veriut ka shënuar të premten 36 viktima të reja si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij shteti, gjatë 24 orëve atje janë regjistruar 1,037 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë, viktima më e re nga virusi është një 24-vjeçar nga Resnja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shëruar 543 pacientë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i viktimave nga COVID-19 janë të pavaksinuar.