Botë

Pretendoi se u përdhunua nga një deputet, indiania vdes pasi ia vë flakën vetes

Vdekja e një 24-vjeçareje indiane, e cila i kishte vënë flakën vetes javën e kaluar pasi pretendoi se ishte ngacmuar nga policia dhe organet e drejtësisë nën urdhrat e një deputeti të cilin ajo e ka akuzuar më herët për përdhunim, ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes trajtimin e turpshëm të grave në Indi.

Gruaja dhe një shok i saj u futën direkt në Facebook më 16 gusht para se të spërkasnin veten me benzinë dhe t’ia vini flakën trupave të tyre. Ata u dërguan në spital me djegie të rënda. Burri vdiq të shtunën. Gruaja të martën në mbrëmje.

Dyshja udhëtoi nga Uttar Pradesh për në Delhi. Akti i tyre jashtë Gjykatës Supreme të Indisë për të tërhequr vëmendjen mbi gjendjen e tyre, ka tmerruar vendin.

Gruaja pati akuzuar Atul Rai, deputet, për përdhunim në shtëpinë e tij dhe e paraqiti në polici në maj të 2019-s. Rai mohoi akuzat, por u arrestua një muaj më vonë dhe gjendet në burg tash dy vjet.

Nëntorin e kaluar, vëllai i tij paraqiti në polici akuzë ndaj saj për mashtrim. Ajo e quajti akuzën “të rreme”, por në fillim të këtij muaji një gjykatë lëshoi urdhërarrest ndaj saj.

Në videon në Facebook, gruaja shihet tek akuzon deputetin se ka përdorur ndikimin e tij për ta ngacmuar atë. Ajo përmendi disa emra policësh, madje edhe një gjykatës, duke i akuzuar për bashkëpunim me deputetin Rai, raporton BBC.

“Kemi arritur në destinacionin ku donin ata. Ata kanë bërë përpjekje prej vitit të kaluar e deri tash të na sjellin në këtë pikë. Autoritetet na kanë detyruar të vdesim që prej nëntorit 2020. Duam që të gjithë ju, qytetarët e Uttar Pradeshit dhe gjithë vendit, të dëgjoni”, ka shoku i saj në video.

“Hapi që do ta marrim është i dhimbshëm dhe i frikshëm. Jemi edhe të frikësuar, por kjo frikë është e pakuptimtë”, shton ai para se të vetëdigjej.

Autoritetet shtetërore kanë thënë se kanë suspenduar dy policë dhe po e hetojnë rastin.

Përdhunimet dhe krimet seksuale kanë qenë në qendër të vëmendjes në Indi qysh nga dhjetori i 2012-s kur një 23-vjeçare u përdhunua nga një bandë prej gjashtë burrash në një autobus në Delhi. Ajo vdiq disa ditë më vonë nga plagët. Më 2018, policia regjistroi 33,977 raste të përdhunimit në Indi – mesatarisht një përdhunim i bie që ndodh çdo 15 minuta.