Botë

Franca nuk mund ta ndalë numrin e madh të migrantëve drejt Britanisë së Madhe

Policia franceze ka dështuar të ndalë numrin e madh të emigrantëve që ia kanë mësyrë kalimit të Kanalit drejt Britanisë së Madhe. Qeveria britanike ka ofruar miliona funte për autoritetet franceze për të bllokuar kalimin e emigrantëve dhe parandalimin e trafikimit të njerëzve në veri të Francës.

Gjatë të martës policia franceze ka organizuar një aksion për kapjen e emigrantëve para se të nisnin lundrimin drejt Anglisë. Policia franceze ka bërë të ditur se pas nisjes së lundrimit nuk kanë të drejtë në kthimin mbrapsht të tyre. Vetëm gjatë të shtunës më shumë se 800 emigrantë kanë tentuar kalimin për në Britani të Madhe. Sipas autoriteteve britanike, ky ishte një rekord ditor i kalimit të emigrantëve në brigjet e Britanisë së Madhe.