Botë

Putini kritikon largimin e SHBA-së nga Afganistani, thotë se Rusia mund të gjendet në rrezik

Descriptive Text

Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj për largimin nga Afganistani në një kaos që ka ngritur kërcënime potenciale për sigurinë për Rusinë dhe aleatët e saj në Azinë Qendrore.

Putini theksoi se militantët mund të përdorin trazirat për të destabilizuar vendet ish-sovjetike në kufi me Afganistanin.

“Ka rrezik që terroristët dhe grupe të ndryshme që bën strehë në Afganistan do të përdorin kaosin e lënë pas nga kolegët tanë perëndimorë dhe të tentojnë të nisin të zgjerohen në vendet fqinje”, ka thënë ai. “Kjo do të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë dhe aleatët e tij”.

Putin shtoi se Moska e ka marrë mësimin nga lufta 10-vjeçare sovjetike në Afganistan dhe se do të qëndrojë larg trazirave në Afganistan, raporton AP.

“Nuk kemi asnjë synim të ndërhyjmë në punët e brendshme të Afganistanit, aq më tepër t’i lëmë forcat tona ushtarake të tërhiqen në konfliktin të gjithë kundër të gjithëve”.

theksoi se rritja e mundshme e trafikimit të drogës dhe përkeqësimit të problemeve me migrimin, mund të paraqesë kërcënim për Rusinë.