Botë

Greqia instalon muri në kufi me Turqinë nga frika e emigrantëve afganë

Greqia ka instaluar një mur rreth 40 kilometra të gjatë dhe një sistem të vëzhgimit në kufirin e saj me Turqinë, si pasojë e shqetësimeve për ardhjen e mundshme të emigrantëve nga Afganistani.

“Nuk mund të presim në mënyrë pasive për ndikimin e mundshëm”, ka deklaruar ministri grek i Mbrojtjes, Michalis Chrisochoidis, gjatë një vizite në rajonin e Evros të premten.

“Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm”, ka vazhduar ai.

Komenti i tij ka ardhur vetëm pak pasi Turqia kishte kërkuar nga shtetet evropiane që të marrin përgjegjësi për emigrantët afganë.

Ndërkohë, në një bisedë telefonike me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, presidenti turk, Recep Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se një rritje e numrit të njerëzve që po largohen nga Afganistani, mund të shkaktojë sfidë serioze për gjithsecilin.

“Një valë e re e emigrantëve është e pashmangshme nëse nuk merren masat e nevojshme në Afganistan dhe Iran”, ka deklaruar Erdogan.

Marrja e shpejtë e Afganistanit nga talebanët, një grup militant islamik, ka bërë që njerëzit të kenë frikë për jetën e tyre dhe të kërkojnë të ikin nga vendi, shpesh me çdo mjet të mundshëm.