Botë

Zimbabve: Vdes 15-vjeçarja gjatë lindjes, burri akuzohet për përdhunim

Descriptive Text

Policia në Zimbabve e ka akuzuar një burrë pasi një 15-vjeçare vdiq derisa po lindte në faltoren e një kishe muajin e kaluar.

26-vjeçari Hatirarami Momberume është akuzuar për përdhunim të Anna Machaya, vdekja e së cilës provokoi zemërim në vend dhe u dënua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Prindërit e vajzës janë akuzuar po ashtu për pengim të drejtësisë dhe falsifikim të dokumenteve të identifikimit për të fshehur moshën e vajzës së tyre.

Vdekja e saj ka ngritur reagime në botë, ndërsa organizatat për të drejtat e vajzave kanë bërë thirrje për veprime urgjente që të mbrohen adoleshentet nga abuzuesit seksual.

Gjykata Kushtetuese e Zimbabves ndalon martesën nën moshën 18-vjeç, por Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se një në tri vajza me shumë gjasa martohet para se të arrijë atë moshë, raporton Guardian.

Një fushatë në internet me emrin “#justiceformemory” është bërë e njohur në Zimbabve dhe një peticion për të ndaluar martesën e fëmijëve ka marrë mbi 92,000 nënshkrime deri tash.