Botë

Ushtarja kanadeze mund të burgoset se ushqeu shokët e ushtrisë me torta kanabisi

Descriptive Text

Ushtarja kanadeze që ushqeu shokët e trupës ushtarake me torta të vogla që përmbanin kanabis gjatë ushtrimeve me armë zjarri, mund të dënohet me deri pesë vjet burgim.

Bombarduesja Chelsea Cogswell u shpall fajtore për dhënien e "substancës së dëmshme" tetë ushtarëve, si dhe për sjellje në mënyrë të turpshme.

Ushtarët kanë përshkruar se janë ndjerë të dehur dhe të hutuar gjatë ushtrimeve, pasi kishin ngrënë kekët më 2018.

Krimi ndodhi tre muaj para se kanabisi të legalizohej në Kanadë.

Ushtarët dëshmuan se ndjeheshin paranojakë pas tortave të gatuara në shtëpi. Zyrtarë shëndetësorë ishin thirrur të hetojnë pas simptomave. Pavarësisht ditëve të nxehta të verës, lodhja e tepër nga i ngrohti u përjashtua si shkaktar. Më pas, ata testuan pozitivë se në trup kishin kanabis.