Botë

Kush janë talebanët?

Talebanët, ose “nxënësit” në gjuhën pashtune, u shfaqën në fillim të viteve ‘90 në veri të Pakistanit, pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani. Besohet se lëvizja kryesisht pashtune u shfaq për herë të parë në seminaret fetare - të paguara kryesisht me paratë nga Arabia Saudite - të cilat predikuan një formë të ashpër të islamit sunit. Premtimi i bërë nga talebanët - në zonat pashtune që përfshijnë Pakistanin dhe Afganistanin - ishte të rivendosnin paqen dhe sigurinë dhe ta zbatonte versionin e tyre të rreptë të Sheriatit, ose ligjit islam, sapo të vinin në pushtet

Talebanët kishin humbur pushtetin në Afganistan nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja më 2001, por grupi ka qenë në ofensivë muajt e fundit dhe tani ka kthyer pushtetin. Përderisa SHBA-ja po e përfundon tërheqjen e trupave që pritet të kryhet më 11 shtator, pas dy dekadash luftë, militantët i kanë pushtuar qytetet kryesore dhe tani kanë arritur në Kabul. Grupi hyri në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në më 2018 dhe në shkurt të 2020-s të dyja palët arritën një marrëveshje paqeje në Doha që detyroi SHBA-në të tërhiqej dhe talebanët t’i parandalonin sulmet ndaj forcave amerikane.

Premtimet e tjera përfshinin moslejimin e Al-Qaedas ose militantëve të tjerë për të vepruar në zonat që kontrollonte dhe duke vazhduar me bisedimet kombëtare të paqes. Por, vitin që pasoi, talebanët vazhduan t’i vini në shënjestër forcat afgane të sigurisë dhe civilët dhe përparuan me shpejtësi në të gjithë vendin.

Kthimi në pushtet

Talebanët, ose “nxënësit” në gjuhën pashtune, u shfaqën në fillim të viteve ‘90 në veri të Pakistanit pas tërheqjes së trupave sovjetike nga Afganistani. Besohet se lëvizja kryesisht pashtune u shfaq për herë të parë në seminaret fetare - të paguara kryesisht me paratë nga Arabia Saudite - të cilat predikuan një formë të ashpër të islamit sunit. Premtimi i bërë nga talebanët - në zonat pashtune që përfshijnë Pakistanin dhe Afganistanin - ishte të rivendoste paqen dhe sigurinë dhe ta zbatonte versionin e tyre të rreptë të Sheriatit, ose ligjit islam, sapo të vinin në pushtet.

Nga Afganistani jugperëndimor, talebanët e zgjeruan shpejt ndikimin e tyre. Në shtator 1995 e pushtuan krahinën e Heratit, në kufi me Iranin, dhe saktësisht një vit më vonë e pushtuan kryeqytetin afgan, Kabulin, duke e përmbysur regjimin e presidentit Burhanuddin Rabbani - një nga etërit themelues të muxhahedinëve afganë që i rezistoi pushtimit sovjetik. Në vitin 1998, talebanët kishin nën kontroll pothuajse 90 për qind të Afganistanit.

Afganët, të lodhur nga teprimet e muxhahedinëve dhe luftimet pasi sovjetikët u dëbuan, në përgjithësi mirëpritën talebanët kur u shfaqën për herë të parë në skenë. Popullariteti i tyre i hershëm ishte kryesisht për shkak të suksesit të tyre në shuarjen e korrupsionit, frenimin e paligjshmërisë dhe bërjen e rrugëve dhe zonave të sigurta nën kontrollin e tyre për lulëzimin e tregtisë.

Por talebanët, gjithashtu, prezantuan ose mbështetën dënimet në përputhje me interpretimin e tyre të rreptë të Ligjit të Sheriatit - të tilla si ekzekutimet publike të vrasësve të dënuar dhe kurorëshkelësve dhe amputimet për ata që u shpallën fajtorë për vjedhje. Burrave u kërkohej të mbanin mjekër dhe gratë duhej të mbanin burka. Talebanët, gjithashtu, ndaluan televizionin, muzikën dhe kinemanë dhe ndaluan që vajzat e moshës mbi 10-vjeçare të shkonin në shkollë. Ata u akuzuan për shkelje të të drejtave të ndryshme të njeriut.

Një shembull famëkeq ishte më 2001, kur talebanët vazhduan me shkatërrimin e statujave të famshme të Budës Bamiyan në Afganistanin qendror, pavarësisht zemërimit ndërkombëtar.

Pakistani ka mohuar vazhdimisht se ishte arkitekti i ndërmarrjes talebane, por dyshohet se shumë afganë që fillimisht iu bashkuan lëvizjes ishin arsimuar në medresetë (shkollat ​​fetare) në Pakistan. Pakistani ishte, po ashtu, një nga vetëm tri shtetet, së bashku me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat njohën talebanët kur ishin në pushtet në Afganistan. Ishte gjithashtu vendi i fundit që prishi marrëdhëniet diplomatike me grupin.

Në një moment, talebanët kërcënuan se do ta destabilizonin Pakistanin nga zonat që i kontrollonin në veriperëndim. Një nga sulmet e profilit më të lartë dhe ndërkombëtarisht të të gjithë talebanëve pakistanezë ndodhi në tetor të 2012-s, kur nxënësja e shkollës Malala Yousafzai u qëllua gjatë rrugës për në shtëpi në qytetin e Mingora. Një ofensivë e madhe ushtarake dy vjet më vonë pas masakrës në shkollën Peshawar, e zvogëloi shumë ndikimin e grupit në Pakistan.

Të paktën tri figura kryesore të talebanëve pakistanezë ishin vrarë në sulmet me dronë amerikanë në vitin 2013, përfshirë udhëheqësin e grupit, Hakimullah Mehsud.

“Strehimi” i Al-Qaedas

Vëmendjen e botës e kishin marrë talebanët në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit në New York. Talebanët ishin akuzuar se kishin siguruar strehë për të dyshuarit kryesorë - Osama Bin Laden dhe lëvizjen e tij Al-Qaeda. Më 7 tetor të vitit 2001, një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja nisi sulmet në Afganistan dhe në javën e parë të dhjetorit regjimi taleban ishte shkatërruar. Lideri i atëhershëm i grupit, Mullah Mohammad Omarl dhe figurat e tjera, përfshirë Bin Ladenin, iu shmangën kapjes pavarësisht se ishte një prej kërkimeve më të mëdha në botë.

Shumë liderë seniorë talebanë u bënë refugjatë në qytetin pakistanez të Quettës, nga ku udhëzuan talebanët. Mirëpo, ekzistenca e asaj që e quajtën "Quetta Shura" ishte mohuar nga Islamabadi. Pavarësisht numrit edhe më të lartë të trupave të huaj, talebanët gradualisht rikthyen dhe më pas e zgjeruan ndikimin e tyre në Afganistan, duke i bërë pjesët e mëdha të vendit të pasigurta dhe dhuna ishte rikthyer në vend në nivelet që nuk ishin parë që nga viti 2001. U bënë disa sulme talebane në Kabul dhe në shtator të 2012-s grupi bëri sulmin e madh në bazën e naftës në Camp Bastion.

Shpresat për paqe të negociuar kishin lindur më 2013, kur talebanët kishin publikuar planet për ta hapur një zyrë në Katar. Por, mosbesimi në të gjitha palët mbeti i lartë dhe dhuna vazhdoi. Në gusht të 2015-s, e pranuan se e kishin fshehur vdekjen e Mullah Omarit – që ishte raportuar se kishte vdekur nga problemet shëndetësore në një spital në Pakistan – për më shumë se dy vjet. Muajin pasues, grupi tha se kishte lënë mënjanë disa javë luftimesh dhe ishte bashkuar rreth një udhëheqësi të ri në formën e Mullah Mansourit, i cili kishte qenë zëvendës i Mullah Omarit.

Pothuajse në të njëjtën kohë, talebanët e morën kontrollin e një kryeqyteti krahinor për herë të parë që nga humbja e tyre më 2001, duke e marrë kontrollin e qytetit strategjik të rëndësishëm të Kunduzit. Mullah Mansour u vra në një sulm me dron amerikan në maj të 2016-s dhe u zëvendësua nga zëvendësi i tij Mawlawi Hibatullah Akhundzada, i cili mbetet nën kontrollin e grupit.

Numërimi mbrapsht për tërheqjen

Një vit pas marrëveshjes së paqes ndërmjet SHBA-së dhe talebanëve në shkurt të vitit 2020 - që ishte kulmi i një periudhe të gjatë bisedimesh të drejtpërdrejta - talebanët duket se i zhvendosën taktikat e tyre nga sulmet e ndërlikuara në qytete dhe poste ushtarake në një valë vrasjesh të shënjestruara që terrorizuan civilët afganë.

Shënjestrat - gazetarë, gjyqtarë, aktivistë të paqes, gra në pushtet - duket se tregonin se talebanët nuk e kishin ndryshuar ideologjinë ekstremiste, vetëm strategjinë. Pavarësisht shqetësimeve të mëdha nga zyrtarët afganë për dobësinë e qeverisë ndaj talebanëve pa mbështetje ndërkombëtare, presidenti i ri amerikan, Joe Biden, njoftoi në prill të vitit 2021 se të gjitha forcat amerikane do të largoheshin nga vendi deri më 11 shtator - dy dekada që nga dita e rrëzimit të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Duke tejkaluar një superfuqi gjatë dy dekadave të luftës, talebanët filluan të pushtojnë një pjesë të madhe të territorit, duke kërcënuar se do të rrëzojnë edhe një herë një qeveri në Kabul, pas tërheqjes së një fuqie të huaj. Grupi mendohet se tani është më i fortë në numër sesa më parë, qëkur u rrëzuan më 2001 - me deri në 85,000 luftëtarë me orar të plotë, sipas vlerësimeve të fundit të NATO-s.

Përparimi ka qenë më i shpejtë nga sa kishin menduar shumë njerëz. Gjenerali Austin Miller, komandant i misionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan, paralajmëroi në qershor se vendi mund të ishte në rrugën drejt një lufte civile kaotike, të cilën ai e quajti “shqetësim për botën”.

Sidoqoftë, në shumë raste talebanët kanë qenë në gjendje t’i uzurpojnë qytetet kryesore pa luftë, pasi forcat qeveritare u dorëzuan për t’i shmangur viktimat civile. Një vlerësim i inteligjencës amerikane në të njëjtin muaj thuhet se arriti në përfundimin se qeveria afgane mund të bjerë brenda gjashtë muajve nga largimi i ushtrisë amerikane.