Botë

Qeveria liron liderin e opozitës së Venezuelës

Ish-kongresisti Freddy Guevara, është liruar të dielën mbrëma pasi arrestimit më 12 korrik me urdhër të Zyrës së kryeprokurorit të përgjithshëm. Para rezidencës së familjes, Guevara u ka thënë gazetarëve se nuk ishte informuar për masat ose kushtet e lirimit. Ai ka thënë se nuk i është kumtuar asnjë informacion, megjithatë, është shprehur i bindur se është liruar me kusht. Guevara akuzohet për krime terrorizmi, përpjekje për shkelje të rendit kushtetuese, konspiracion për të kryer krime dhe për tradhti kombëtare.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar Guevarën dhe politikanë të tjerë të njohur të opozitës se janë pjesë e bandave më të mëdha kriminale të Venezuelës që synojnë nxitjen e dhunës për destabilizimin e vendit. Guevara dhe të tjerët natyrisht se i kanë hedhur poshtë akuzat e pushtetit majtist të Maduros.