Botë

Blinken: Misioni në Afganistan ka qenë i suksesshëm

Sekretari i shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, ka thënë se misioni i SHBA-së në Afganistan ka qenë i suksesshëm. Ai ka refuzuar që të krahasohet situata në Afganistan me atë në Vietnam në vitin 1975.

Talebanët kanë përparuar shumë shpejt në Afganistan, duke marrë pushtetin pas largimit të forace amerikane.

“Ky nuk është Saigon. Fakti është: Ne shkuam në Afganistan 20 vjet më parë me një mision. Ishte të përballemi me njerëzit që na sulmuan më 11 shtator. Ky mision ka qenë i suksesshëm”, ka thënë Blinken për “ABC”.

Stafi i ambasadës amerikane në kryeqendrën e Afganistanit, Kabul, është duke evakuuar sot, ndërsa talebanët kanë përparuar drejt perfierisë së kryeqytetit.