Botë

King: BE duhet të avancojë mbrojtjen nga sulmet kibernetike

Bashkimi Evropian duhet të përforcojë mbrojtjen e saj nga sulmet kibernetike, pasi ka mbetur mbrapa në botën moderne të internetit dhe telefonisë mobile, ka paralajmëruar sot komisari për Siguri i BE-së, Julian King.

Ai ka theksuar se Brukseli do të ndajë 10,8 milionë euro për 14 shtete anëtare të BE-së për të forcuar ekipet e veta për mbrojtje nga sulmet kibernetike pas sulmit të madh që ndodhi në gjithë botën kësaj jave, transmeton AFP.