Botë

Masa të rrepta sigurie për samitin G20

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje demonstruesve që të qëndrojnë të qetë kur të protestojnë kundër samitit G20, ku policia pret mijëra ekstremistë anti-kapitalistë.

Merkel tha se shpreson që protestat do të jenë të qeta, para se gjithash për shkak të qytetarëve të Hamburgut.

Ndryshe, autoritetet gjermane kanë angazhuar 20 mijë policë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë mbajtjes së samitit G20, ku pritet të marrin pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin.