Botë

Prodhimi i ulët i naftës rrit çmimin e saj

Çmimet e naftës janë në rrugë për të shënuar periudhën më të gjatë të rritjes në dy muajt e fundit, pasi që rënia e prodhimit në SHBA dhe zvogëlimi i rezervave të benzinës kanë zbutur shqetësimet në tregun global.

Çmimi i naftës ka shënuar rritje 1,1 për qind në Nju Jork, pas ngritjes prej 5,2 për qind në pesë ditët e fundit të tregtisë, raporton agjencia e lajmeve të Nju Jorkut, Bloomberg.