Botë

Rrëshqitje e dheut në Indi, një i vdekur e disa të zhdukur

Së paku një person ka mbetur i vdekur dhe disa janë bllokuar nën një pjesë të dheut e cila ka rrëshqitur në shtetin indian Himachal në Pardesh.

Një kamion, një autobus me udhëtarë dhe disa vetura janë mbuluar nga dheu thonë raportet zyrtare.

Policia dhe zyrtarët lokalë kanë filluar aksionet për shpëtim, ka thënë kryeministri Himachal Pradesh.

Disa të vdekur kanë qenë këta muajt e fundit në Indi për shkak të motit të keq.

Është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar rrëshqitjen e dheut të mërkurën. Raportet thonë se pesë persona janë shpëtuar ndërkaq 30 tjerë kanë mbetur të bllokuar.