Botë

Një i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut të premten

Descriptive Text

Një 55-vjeçar ka vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të premten, duke çuar numrin e të vdekurve në 5.502. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.959 testime, 325 kanë rezultuar pozitive.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 11 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 150.481.

MSH-ja njofton se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar me COVID-19 157.251 persona. Aktualisht janë 1.268 raste aktive.