Botë

Talebanët marrin kontrollin e gjysmës së Afganistanit

Talebanët kanë marrë më shumë territor të Afganistanit gjatë muajve të kaluar se gjatë gjithë kohës që prej rrëzimit të tyre nga pushteti më 2001.

Televizioni britanik BBC ka raportuar të martën se grupi radikal islamik tashmë ka nën kontroll gjysmën e vendit. Ata po avancojnë në marshimin e tyre pas nisjes së tërheqjes masive të trupave amerikane dhe të aleatëve nga Afganistani.

Ndërkohë agjencia amerikane e lajmeve, AP, ka siguruar një videoxhirim që dëshmon se si ushtarët afganë po kalojnë pikën kufitare me Pakistanin, duke ia kthyer shpinën vendit të tyre.

Ushtarët dezertorë janë mirëpritur nga forcat pakistaneze të sigurisë. Ushtarëve u janë ofruar ushqim dhe strehim në Pakistan.