Botë

Protestohet kundër mbylljes në Australi, arrestohen dhjetëra persona

Protesta të shumta po zhvillohen në qytetet e Australisë kundër masave të imponuara për të ndaluar përhapjen e rasteve të reja me COVID-19.

Mijëra njerëz kanë dalë rrugëve të Sydneyt derisa protesta më të vogla janë zhvilluar në Melbourne dhe Brisbane.

Protestuesit thërrisni “liri” derisa marshonin nëpër qendër të qytetit të Sydneyt. Zyrtarët policorë kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 57 persona në këtë qytet.

Qeveria australiane ka ri-imponuar mbylljen në këtë vend për shkak të rritjes së infektimeve me koronavirus.

Shtimi i rasteve pozitive me variantin indian Delta, po sfidon strategjinë paraprake të shtetit për mbyllje të kufijve, programe të karantinimit në mënyrë që rastet të mos lejohen të rriten.

Ndërkohë, Australia shënon nivelin pothuajse më të ulët të vaksinimit në mesin e shteteve të zhvilluara. Në Australi deri më tani javë vaksinuar më pak se 14% e qytetarëve.